DPT vijon me procesin e Fiskalizimit – Ecuri pozitive dhe rritje ndjeshëm të shifrave

DPT, në kuadër të zbatimit të reformës së Fiskalizimit, ka bërë me dije se po vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së këtij procesi deri në këto momente.
Që prej 1 Janarit të këtij viti ka nisur faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike, ose ndryshe B2G, vetëm me faturë elektronike.
Ndërkohë që janë edhe dy fazat e tjera:
– Faza e dytë: Transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B, prej datës 1 Korrik 2021 dhe përkufizon monitorimin e pagesave të këtyre transaksioneve nëpërmjet sistemit bankar.
– Faza e tretë: Transaksionet me para në dorë, B2C, me para në dorë, prej datës 1 Shtator 2021.
Përsa i përket fazës së pare njofton DPT, reforma e Fiskalizimit ka pasur një ecuri pozitive me shifrat që janë rritur ndjeshëm muaj pas muaji.
Pavarësisht detyrimit për t’u përfshirë në Fiskalizim sipas afateve të mësipërme, AT kërkon të sqarojë se të gjithë subjektet kanë mundësi të fiskalizojnë transaksionet e tyre përpara këtyre afateve.
Më poshtë gjeni edhe grafikun për 4 muajt e parë, që përmbledh numrin total të faturave të lëshuara, si faturat cash ashtu edhe ato elektronike si dhe numrin e tatimpaguesve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.