“Drejtorët në AKU”, Rama: Në provë ata që kanë eksperiencën dhe arsimimin e duhur. Cilët duhet të largohen?
Kryeministri Rama gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bëri thirrje edhe një herë që drejtorët e AKU-së, të cilët janë në atë pozicion për shkak të profesionalizimit, eksperiencës dhe arsimimit të tyre do të vihen në provë, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre, u shpreh Rama, duhet të ikin vetë sepse sipas tij ata e dinë se si kanë ardhur dhe kush i ka sjellë në atë pozicion.
“Drejtorët e AKU-së duhet të rivihen në provë. Një pjese e konsiderueshme prej jush duhet të ikin vete sepse e dinë se si kane ardhur dhe kush i ka sjellë. Ata që janë në këto pozicione si rezultat i arsimimit të tyre, si rezultat i eksperiencës së tyre do të rivihen në provë do të kenë kohen e nevojshme për t’u provuar”, tha Rama.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.