Dy deputetë të rinj në parlament – Deputetët betohen, ndërsa jashtë Kuvendit opozita protestonte
Dy deputetë të rinj i janë shtuar të enjten parlamentit shqiptar në një kohë që opozita vijonte me protestën përballë godinës ku po zhvillohej seanca plenare.
Pas leximit të rregullores nga kreu i kuvendit Gramoz Ruci, Kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, nga radhët e PD, u betuan duke e çuar numrin e deputeteve në parlament në 98 16 pres të cilëve në opozitë. Ndërsa Ambra Borova nga radhët e LSI nuk ishte prezente dhe pritet të betohet në seancën e ardhshme.
Pas betimit të deputeteve të rinj, kuvendi vijoj me axhenden përfshirë dhe ligjin e vettingut në radhët e policisë së shtetit, ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli mbi ndryshimet e këtij ligji
Më pas parlamenti vijoi me axhendën dhe votimin e projekligjeve që ishin në rendin e ditës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.