EasyJet goditet nga një sulm kibernetik – Hakerat fitojnë akses në detajet e 9 milion konsumatorëve
Linja ajrore britanike EasyJet tha se hakerat kishin hyrë në email-et dhe detajet e udhëtimit të rreth 9 milion klientëve, dhe detajet e kartës së kreditit të më shumë se 2,000 prej tyre, në një sulm “shumë të sofistikuar”.
“Nuk ka prova që çdo informacion personal i çfarëdo natyre është keqpërdorur, megjithatë ne jemi duke komunikuar me afro 9 milion klientë, detajet e udhëtimit të të cilëve u arritën për t’i këshilluar ata për hapa mbrojtës për të minimizuar çdo rrezik të phishing të mundshme, e cila është një metodë e përdorur nga hakerat për të vjedhur informacione” tha easyjet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.