Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan edhe Euro e Paundi pësojnë rënie

Monedha europiane ka ndjekur në linjë negative përgjatë tërë kësaj jave duke e filluar ditën e hënë në kuotën e 124.06 lekë dhe mbyllur ditën e premte në vlerën e 123.78 lekë.
Sipas të dhënave të publikuara të Bankës së Shqipërisë edhe Paundi britanik ka shënuar një kurbë në rënie në periudhën e 20-24 korrikut duke e mbyllur ditën e djeshme në nivelin e 135.94 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan është valuta që ka pësuar rënien më të rëndësishme të vlerës prej 1.64 pikë nga fillimi javës duke u kuotuar ditën e premte me 106.73 lekë.
Franga zvicerane bën përjashtim nga grupi i valutave kryesore duke regjistruar një rritje shumë të lehtë të vlerës dje në raport me fillimin e javës, teksa është këmbyer në fund të kësaj jave me 115.41 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.