Efektet e tërthorta të luftës tregtare – Kërcënon firmat e mallrave luksoze në Europë, nëpërmjet konsumit
Përshpejtimi i luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mund të sjellë fundin e performancës së fortë të firmave të mallrave luksozë në bursë, ndërkohë që disa investitorë kanë shitur tituj kapitali në një sektor që merr nxitje nga blerësit kinezë dhe amerikanë.
Nga çantat e shtrenjta e deri te këpucët, shitjet në kompanitë europiane që dominojnë industrinë, si Luis Vuitton dhe pronari i Guçi, Kering, i kanë kthyer këto në qendër të vëmendjes së investitorëve.
Megjithatë, efektet e tarifave te konsumatorët po shtojnë dyshimet te vlerat e mëdha në treg të këtyre kompanive, edhe pse firmat e këtij sektori nuk kërcënohen në mënyrë direkte nga proteksionizmi, si prodhuesit e makinave.
Sektori ka një vlerësim mesatar prej 21 herë sipër projeksioneve 12 mujore të të ardhurave. Kjo nuk është goditja e parë e nxitur nga kërkesa për industrinë e mallrave luksozë.
Në vitin 2012, lufta e kinës ndaj korrupsionit shkaktoi rënien e blerjes së konjakut dhe mallrave të tjera të shtrenjta të përdorura për dhuratë, duke sjellë rënien e aksioneve të LVMH dhe Remy Cointrea.
Këtë herë, tarifat kërcënojnë shpenzimet e konsumatorëve në SHBA dhe Kinë, që janë dy konsumatorët më të mëdhenj në botë të mallrave luksozë europianë dhe gjenerojnë mbi 50% të të ardhurave.
Ndikimi i besimit në tregjet kinezë, përfshirë zhvlerësimin e juanit që ul buxhetin e turistëve kinezë në Europë, përbën një nga rreziqet që pritet të reflektohen në bursa.
Sipas bankës zvicerane UBS, ndër aksionet që do të ndikohen më shumë janë; kompania italiane Salvatore Ferragamo dhe Burberry e Britanisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.