Elbasan, Policia Rrugore arreston 8 drejtues mjetesh – Pezullon 44 patenta
Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 44 leje drejtimi. Arrestimi i 5 prej shtetasve është bërë për shkak të drejtimit të mjetit pa patentë, ndërsa 3 të tjerët për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjatë kontrolleve të ushtruara javën e kaluar, sipas njoftimit të Policisë, 30 prej lejeve të drejtimit tyre janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit/gjendje të dehur.
Më tej, Policia ka evidentuar edhe shkelje të tjera, për të cilat ka marrë edhe 952 masa administrative, që përfshijnë:
24 për mospërdorim të rripit të sigurimit
88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
17 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
12 për parakalim të gabuar
Pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor
Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.