Elon Musk thotë se njerëzit duhet të punojnë rreth 80 orë në javë për të ndryshuar botën

Për të “ndryshuar botën” njerëzit duhet të punojnë nga 80-100 orë në javë, thotë Elon Musk.
“Ka mënyra më të lehta për të punuar, por askush nuk ka ndryshuar botën për 40 orë në javë,” tha Musk, duke iu referuar katër kompanive – Tesla, SpaceX, The Boring Company, dhe Neuralink – ku ai shërben si CEO.
Kur u pyet nga një përdorues Tëitter rreth numrit të orëve që duhet të punojnë çdo javë për të “ndryshuar botën”, Musk u përgjigj se mund të shkojë nga rreth 80 në mbi 100.
“Ndryshon për person, por rreth 80 janë të qëndrueshme, herë pas here deri në 100. Niveli i dhimbjes rritet në mënyrë eksponenciale mbi 80,” tha ai.
Musk tha në një intervistë se ai punonte 120 orë në javë, ndërsa “të gjithë” në Tesla punonin 100 orë në javë herë pas here gjatë këtij viti, pasi Tesla ngriti prodhimin e modelit të saj 3 sedan. Ai deklaroi se orët e gjata ishin të nevojshme që Tesla të mbijetonte.
“Nuk kishte ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë,” tha ai.
Punonjësit e Tesla kanë thënë se orët janë të tepruara, ndërsa disa kanë thënë se preferojnë të punojnë 70 ose më shumë orë në javë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.