EMA thotë se AstraZeneca mund të shkaktojë mpiksje gjaku tek të rinjtë – “Efekt anësor shumë i rrallë”
Agjencia Rregullatore e Barnave në Evropë ka bërë të ditur se ekziston një lidhje e mundshme midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut tek të rinjtë që morën dozat e kësaj vaksine.
Emer Cooke, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave, tha në një konferencë për shtyp se Komiteti i Sigurisë “ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 në gjithsesi tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.
Komiteti i sigurisë i EMA “pas një analize shumë të thelluar ka arritur në përfundimin se rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut të pazakontë pas vaksinimit me vaksinën AstraZeneca duhet të renditen si efekte anësore të mundshme të vaksinës”, tha Cooke.
EMA ka urdhëruar më shumë kërkime për të hetuar lidhjen midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe tha se Komiteti i Sigurisë kishte arritur në përfundimin se mpiksjet e gjakut të pazakonta me trombocite të ulëta të gjakut duhet të renditen si efekte anësore ‘shumë të rralla’ të vaksinës.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.