Euro dhe dollari, por presin forcim në të ardhmen e afërt – Paundi dobësohet kundrejt lekut

Kursi i këmbimit valutor ditën e martë nuk ka treguar luhatje në nivelet e monedhave kryesore, euro dhe dollarin amerikan, kundrejt lekut. Ato janë të pandryshuara në nivelin e 133.2 lekëve dhe 113 lekëve përkatësisht.
Pavarësisht se valuta e unionit europian ka një vlerë më të ulët se ajo që jemi mësuar ta shohim zakonisht muajt e fundit, pritshmëritë për të ardhmen flasin për një forcim të mëtejshëm. Fillimisht, 2017 duket se do t’i japë fund humbjeve të euros kundrejt dollarit amerikan, ndaj të cilit është forcuar deri më tani me 10.88%.
Teksa kjo është rritja më e madhe e monedhës së përbashkët që prej vitit 2003, ekipet e ekspertëve parashikojnë se ky është vetëm fillimi i një ngjitjeje edhe më të lartë.
Megjithatë parashikimet janë të lidhura me një dobësim të mundshëm të dollarit amerikan, i cili mund të vihet nën presion pas vendimeve që priten të mërkurën nga Rezervat Federale. Nëse kryetarja Janet Yellen nuk shprehet e bindur për arritjen e objektivave të inflacionit.
Luhatje gjatë ditës së martë ka pësuar paundi britanik, i cili ka humbur 0.2 pikë kundrejt lekut. Për stërlinën, duket se gjithçka është e varur nga bisedimet me Bashkimin Europian dhe çdo zhvillim pozitiv apo negativ shfaq menjëherë ndikim tek valuta.
Sa u takon valutave të tjera, franga zvicerane dhe dollari australian kanë shënuar të dyja rritje kundrejt lekut me 0.3 dhe 0.5 pikë përkatësisht, ndërsa dollari kanadez ka mbetur i pandryshuar.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.20 | 133.70 |
USD/ALL | 113.00 | 113.70 |
GBP/ALL | 150.80 | 151.50 |
AUD/ALL | 85.20 | 86.00 |
CAD/ALL | 87.80 | 88.50 |
CHF/ALL | 114.00 | 114.90 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.