Europa në mes të valës së katërt të koronavirusit!
Kontinenti i Vjetër është në mes të valës së katërt të infeksioneve nga Covid 19.
Pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit, ka një rritje të rasteve të reja në Gjermani ku synohet të vaksinohen rreth 16 milionë gjermanë që deri më tani kanë refuzuar imunizimin.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i fundit nga Imperial College, rekordi i infektimit u arrit në tetor. Krahas fushatës për dozën e tretë të vaksinës Covid për personat vulnerabël, vendi nisi, muajin e kaluar, fushatën më mbresëlënëse të vaksinimit të gripit ndonjëherë, duke qenë se rritja e rasteve Covid ka ecur paralelisht me rifillimin e rasteve të gripit.
Rastet janë gjithashtu në rritje në Francë ku maskat e detyrueshme janë kthyer në shkollë. Vendi ka arritur të mbajë të ulët infeksionet edhe me vendosjen e lejes së gjelbër, e cila megjithatë është më pak e rreptë se në Itali.
Së fundi, situata në Spanjë dhe Portugali është relativisht e qetë.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.