Europa përgatitet për ‘terr energjetik’ – Gjithnjë e më shumë vende marrin masa për mbylljen e gazit rus

Rusia mund të mbyllë rubinetat e gazit si reagim ndaj sanksioneve perëndimore, por dhe Europa është e lodhur nga varësia energjitike nga Putin dhe do të heqë qafe gazin rus
Pra mbyllja e furnizimeve me gaz që vjen nga Rusia bëhet gjithnjë e më e mundshme dhe rreziku për Europën është ai i një errësire të madhe. Gazi që vjen ga rusia në fakt është shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike në Europë. Një mbyllje e furnizimit me gaz për Europën do të sillte një seri të gjatë problemesh për qytetarët por dhe për sipërmarrjet.
Për këto të fundit do të nënkuptonte një rritje të menjëhershme të kostos së prodhimit dhe shumë prej tyre do të rrezikonin mbylljen. Ndërsa për qytetarët mbyllja e furnizimit me gaz do të nënkuptonte një seri problemesh praktike, fillimisht shtrenjtimi i faturës së energjisë elektrike dhe një racionim i gazit që do të bëhej gjithnjë e më shumë real. Por një hipotezë e tillë do të thotë dhe rreziqe për një errësirë në efeket zinxhir dhe racionim i energjisë elektrike.
Dhe pse në Europë flitet shpesh për linja alternative të furnizimit me gaz, e vërteta është se nëse gazi rus nuk do të mbërrijë më në Europë, pasojat mund të jenë shumë të rënda. Me shumë mundësi kontinenti do të hynte në recesion ekonomik dhe familjet do të duhej të mësoheshin me racionimet. Madje nuk mund të përjashtohet as fakti mungesa e madhe e energjisë mund të lërë për një periudhë të gjatë zona të ndryshme të Europës, totalisht në errësirë.
Disa ekspertë flasin me shumë shqetësim për hipotezën e “errësirës së madhe”, sepse përvec një dëmi të madh ekonomik për sipërmarrjet, dhe një situatë kaotike për familjet, këto errësira të mëdha do të krijonin dhe problem enë frontin e rendit publik. Bllokimi i gazit rus për Europën duket gjithnjë e më pranë dhe pasojat për kontinentin e vjetër parashikohen shumë të rënda. Duhet parë nëse kjo mund të shmanget. Në Spanjë dhe në Zvicër prej kohësh njerëzit po krijojnë rezerva me bombola gazi dhe bateri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.