Eurostat për prodhimin e drithit – Shqipëria e 30-ta ndër 38 shtete, brenda potencialit
Të dhënat e fundit të Eurostat analizojnë prodhimin e drithit në Europë, jo vetëm ndër vendet e 28-tëshes, por në 38 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Shifrat tregojnë se, vendi ynë është i 30-ti në listë sa i përket prodhimit të drithit.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria lë pas Shqipërinë, Malin e Zi, por edhe Kosovën. Prodhimi përkon me potencialin që ofron vendi ynë, duke qenë se është po ashtu vendi i 30-të në listë sa i përket hapësirës së kultivuar.
Por, pavarësisht kësaj, Shqipëria prodhon më shumë drithë në vit se Maqedonia, që ka një hapësirë më të madhe të kultivuar. Sipas Eurostat, në vitin 2015, Shqipëria prodhoi 695 mijë tonë drithë, në një sipërfaqe prej 142 mijë hektarësh.
Sa i përket prodhimit të agrumeve ndërkohë, Shqipëria është e 22-ta në Europë, me 29 mijë tonë në vit, dhe lë pas të gjitha vendet e tjera të rajonit, duke shfrytëzuar edhe një hapësirë të kultivuar më të madhe.
Në nivel europian, Franca, Gjermania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar janë prodhuesit më të mëdhenj, duke zënë 55% të prodhimit total të drithërave.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.