Projekti drejt finalizimit, Rama: Linjë e re ajrore Tiranë-Prishtinë, vendet e rajonit dhe BE

Qeveria duket se është në prag të finalizimit të projektit për hapjen e një linje ajrore Tiranë-Prishtinë, që do të vijojë me fluturime në vendet e rajonit e më gjerë.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që pati me të rinj që kanë përfituar nga heqja e taksës për biznesin e vogël, foli për linjën e re ajrore me Kosovën dhe vendet që do të mbulojë kompania me fluturimet e saj.
Deklarata e Ramës vjen një ditë pas lajmit se qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët më 24 Prill në qytetin e Vlorës.
Në këtë takim ishin të pranishëm të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova që kanë ngritur kompanitë e tyre me programe siç është ‘Start Up’.
“Zyra jonë nisi nga garazhi si Steve Jobs por tani vëllai im është në takime në SHBA… investimi fillestar ishte shumë i rëndësishëm…”
Në bashkëbisedim me të rinjtë që kanë ngritur kompanitë e tyre kryesisht në fushën e teknologjisë kompjuterike, Rama foli edhe për arritjet që sipas tij aplikacioni për komisariatin dixhital dhe pagesa e faturave të energjisë te OSHEE.
Një ditë më parë Rama pati një tjetër takim të ngjashëm me të rinj që kanë ngritur biznesin e tyre nga programi i “Start Up”-it në Tiranë.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.