Facebook Messenger – TransferWise në sistemin e transferimit të parave
Shërbimi ndërkombëtar i transferimit të parave, TransferWise, ka lajmëruar një bashkëpunim me aplikacionin e Facebook Messenger, që do të lejojë konsumatorët të bëjnë transaksione në valutë të huaj nëpërmjet Messenger.
Shërbimi është i disponueshëm për pagesa drejt Shteteve të Bashkuara, Kanada, Australi, Britani dhe Europë, bën të ditur TransferWise. Më vonë do të zgjerohet në 50 vende, duke përdorur të gjithë valutat që TransferWise suporton.
Duke e inkorporuar teknologjinë brenda Facebook, TransferWise po i bashkohet kompanive që mundësojnë pagesat, që po eksperimentojnë me transferimin e parasë brenda aplikacioneve chat.
Azimo, shërbim i transferimit të pagesave rival me TransferWise, lajmëroi gjithashtu një integrim brenda Messenger të Facebook. PayPal, Visa, Mastercard dhe American Express, kanë një sistem pagesash të inkorporuar brenda Messenger.
TransferWise, e themeluar në vitin 2010, konsiderohet një nga start-upet më të suksesshme në Britani për teknologjinë financiare.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.