Facebook vijon me ndryshimet – Lajmet lokale prioritet i ri në News Feed
Facebook njoftoi se rrjeti social do të fokusohet në promovimin e lajmeve lokale.
“Lajmet lokale na ndihmojnë të kuptojmë çështjet që kanë rëndësi në komunitetet tona”, shpjegoi shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në faqen e tij të hënën.
“Prioritet në NewsFeed tuaja do të kenë publikuesit lokalë ose të gjithë ata që shpërndajnë lajme lokale”, tha ai.
Ai shtoi se ndryshimet ishin pjesë e përpjekjes së kompanisë për të treguar më shumë “cilësi të lartë, lajme të besuara”.
Ky përditësim i ri do të ofrohet fillimisht në SHBA dhe më pas në fund të vitit do të shihet edhe në vende të tjera të botës.
Më parë këtë muaj, Zuckerberg tha se ai dhe ekipi i tij ndjeu një përgjegjësi për të siguruar që Facebook ishte e mirë për mirëqenien e njerëzve.
Por këto nuk janë ndryshimet e vetme që Facebook ka ndërmarrë kohët e fundit, vetëm pak ditë më parë kompania aplikoi ndryshime të tjera në News Feed duke u dhënë prioritet postimeve të miqve dhe familjes, një lëvizje e cila ka penalizuar bizneset e ka shqetësuar mjaft investitorë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.