Fatura e destabilitetit, Malaj: ”Kriza politike do të ketë ndikim në ekonomi!”
Gjatë emisionit ‘’Argument’’ të hënën në mbrëmje me të ftuar Mark Crafword, kryetar i dhomës amerikane të tregtisë, dhe Arben Malaj, president i IPPM, u diskutua gjerësisht për impaktin e krizës politike në ekonomi. I pyetur nga gazetari Enio Civici se cilat janë problematikat e para me të cilat përballen shqiptarët nga kjo krizë, ish ministri i financave Arben Malaj u shpreh se, nuk jemi në një situate aq të vështirë ku ka konflikte civile të cilat vijnë nga protestat e qytetarëve. ‘’Duke pasur më pak rritje ekonomike rrjedhimisht kemi dhe më pak të ardhura. Kjo gjendje vjen nga krizë politike, zgjidhja e së cilës është e paparashikushme. Ajo që ne presim tani është data kur do të zhvillohen zgjedhjet. Kriza politike do të ndikojë ekonominë dhe kush thotë të kundërtën ose se kupton ose gënjen. Ndodhemi në një ngërc ku bankat kanë lekë dhe bizneset nuk kërkojnë kredi, në një gjendje ku konsumet dhe investimet individuale do të bien. Jemi në një krizë politike e cila sjell krizë ekonomike, sociale dhe buxhetore duke bërë të mundur që të varfërit të bëhen më të varfër dhe të pasurit më të pasur duke tkurrur kështu shtresën e mesme.’’– theksoi Malaj.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.