Mark Crawford : ‘’Shqipëria, në krizë imazhi!’’
Një nga pikat që ndikohet më shumë nga kriza politike dhe destabiliteti janë investimet e huaja. Kreu i dhomës amerikane të tregtisë, i ftuar në emisionin ‘Argument’ të hënën në mbremje, u shpreh se ka pikëpyetje ose paqartësi në lidhje me atë cfarë do të ndodhë në Shqipëri, por nga ana tjetër biznesi vazhdon punën si më parë.
Mark Crawford pohoi se investimet e huaja nuk janë prekur shumë nga situata në vend. Sipas tij investitorët e dhomës amerikane të tregtisë janë investitorë të mëdhenj të cilët kanë ‘luksin’ të presin mjaftueshëm derisa gjendja në vend të stabilizohet. ‘‘Ndërsa ata që e vuajnë më së shumti janë investitorët e thjeshtë. Ka shumë amerikanë që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri dhe po studiojnë pontecialin e saj. Më e rëndësishmja është fakti që Shqipëria ndodhet në një krizë imazhi!– nënvizoi Crawford.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.