FED premton të luftojë inflacionin – Powell: Fuqizimi ekonomik ka nxjerrë ‘kërkesë-ofertën’ nga ‘binarët’!
Kryetari i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara, Jerome Powell, premtoi të parandalojë inflacionin e lartë që të bëhet i vazhdueshëm, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, ku tema kryesore ishte trajtimi i inflacionit. Powell nuk përmendi hapur planin e sistemit bankar qendror për të rritur normën bazë të interesit, në komentet e hapëse për seancën e tij dëgjimore të nominimit për një mandat të dytë 4-vjeçar si kryetar i bankës qendrore. Megjithatë, ai theksoi se fuqia e rimëkëmbjes ekonomike ka nxjerrë nga linja kërkesën dhe ofertën për mallra dhe shërbime dhe çmimet e larta pritet të ndjekin.
Kreu i bankës Qendrore tha se pret një ndikim të shkurtër ndaj punësimit dhe rritjes ekonomike nga varianti Omicron që po përhapet shpejt dhe që ka nxitur infeksionet në SHBA dhe në botë në nivele rekord këtë muaj. Powell, duke i’u përgjigjur pyetjeve gjatë seancës dëgjimore të rinominimit për një mandat të katërt, përballë Komisionit Bankar të Senatit, tha se mund të ketë një ndalesë në punësim dhe rritje ekonomike në afat-shkurtër, për shkak të Omicron, por shtoi se kjo nuk do të zgjasë dhe tremujorët e ardhshëm do jenë pozitiv, pasi infeksionet të tërhiqen.
Seanca ishte hapi i parë në konfirmimin e pritur të Powell nga Senati për një mandat të ri katër vjeçar si kryetari i sistemit bankar qendror. Lael Brainard, aktualisht një guvernator i Fed, do të merret në pyetje nga i njejti komision për një mandat 4-vjeçar si zv/kryetari i bankës. Pozicionet kërkojnë miratim me shumicë nga i gjithë senati, që kontrollohet ngushtë nga demokratët e presidentit Joe Biden.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.