Fermerët e sojës të shqetësuar – Kanë nevojë për tregun e Kinës, jo për subvencionet
Fermerët e sojës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të shqetësuar se do të humbasin Kinën, që është tregu më i madh në botë i këtij produkti, edhe pse qeveria amerikane pretendon se do ti subvencionojë ata.
SHBA është një prodhues dhe eksportues i madh i sojës, ndërsa Iowa-s është shteti i dytë më i madh prodhues. Që kur qeveria amerikane filloi luftën tregtare me Kinën, eksportuesit e sojës janë prekur ndjeshëm.
Në shtetin e Iowa-s, rreth 400 hektarë sojë të fermës së Sean Harmon do të jenë gati për tu korrur pas rreth 1 muaji. Harmon shprehet se, çmimet e sojës kanë rënë me rreth 20%, që nga fillimi i këtij viti, ndërsa eksportet janë goditur rëndë nga tensioni tregtar i qeverisë amerikane me Kinën.
Vitet e kaluara më shumë se 30% e sojës në Iowa është shitur në Kinë. Ndërsa për këtë vit, Harmon është i shqetësuar se lufta tregtare mund të ketë pasoja të gjata.
Për këtë arsye, shumë fermerë në Shtetet e Bashkuara mund të mbjellin më pak sojë në vitet në vijim, edhe për faktin se subvencionet janë më të ulëta krahasuar me fitimet.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.