Fermerët “imunë” ndaj COVID-19 – Kote: Bujqësia pasoja minimale, prodhimi dhe eksportet në normalitet
Pavarësisht se të gjithë sektorët e ekonomisë kanë vuajtur pasoja të rënda të shkaktuara nga masat e marra ndaj COVID-19, bujqësia ka rezultuar më imune. Në një intervistë për TV SCAN, zv.Ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, shprehet se përpos disa problematikave të vogla të fillimit, fermerët nuk kanë pasur probleme me prodhimin, eksportin dhe dërgimin e produkteve në tregjet vendase.
Sipas tij, tashmë duhet parë se si do të jetë trendi për disa produkte që pritet të dalin në treg, sa i takon çmimeve të tyre.
Përfaqësuesit e agrobiznesit kanë ngritur shqetësime sa i takon kufizimit të lëvizjes së fermerëve, problematikave për lidhjen me tregjet si dhe kanë kërkuar mbështetje të posaçme për këtë sektor.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.