Firmoset marrëveshja për projektin 380 milionë euro “Prishtina e Re”!
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Prishtina e Re”.
Ky projekt që nënkupton edhe zhvendosjen e objekteve qeveritare e ministrive, përfshirë edhe Presidencën, në një vendodhje të re që është Hajvalia, do të nisë më 2020 dhe do të përfundojë në vitin 2023. “Prishtina e Re”, sipas nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selimi Pacollit, pritet të kushtojë afro 380 milionë euro.
“Të gjitha dikasteret e Qeverisë së Kosovës, Presidenca e objekte tjera pas katër vitesh do të kenë një lokacion të përbashkët. Kjo do të bëhet përmes projektit “Prishtina e Re”, që do të nis të realizohet pas nënshkrimi nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj” shkruan “Zëri”.
Artikulli origjinal: https://zeri.info/ekonomia/271498/quot-prishtina-e-re-quot-pritet-te-kushtoje-afro-380-milione-euro/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.