Fiskalizimi për të ulur korrupsionin – Dhoma Amerikane: Ul informalitetin në ekonomi dhe evazionin fiskal, thirrje për implementim
Procesi i fiskalizimit ka mbledhur Dhomën Amerikane të Tregtisë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Eventi u organizua në kuadër të fushatës që Administrata Tatimore ka ndërmarrë për informimin, sensibilizimin dhe nxitjen e bizneseve për të nisur zbatimin sa më korrekt të Fiskalizimit. Presidenti i AmCham, Enio Jaco, theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe të përfitimeve që biznesi do të ketë me implementimin e tij. Ai tha se procesi ul evazionin, informalitetin si dhe korrupsionin në administratën publike.
Nga ana e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj u shpreh se Administrata Tatimore tha se si çdo reforme fiskalizimi ka nevojë për një periudhë asimilimi duke garantuar gjithë asistencën e nevojshme për kompanitë.
Që prej datës 1 Janar 2021, ka nisur faza e parë e këtij procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe Organeve publike, vetëm me faturë elektronike, B2G. Prej datës 1 Korrik 2021, do të nisë zbatimi për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B. Ndërsa nga 1 Shtatori do të nisë zbatimi për transaksionet me para në dorë të tatimpaguesvë, B2C.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.