Fitimi i parave përmes blogut, një labirinth më vete
Keni menduar ndonjëherë të hapni një blog tuajin? E keni menduar se çfarë nevojitet, jo vetëm për ta filluar këtë blog por për ta shndërruar atë me kalimin e kohës në mënyrë që të fitoni para online ose të gjeneroni të ardhura pasive?
Fillimi i një blogu nuk është një punë e vështirë, por gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet blogut tuaj është.
Është e qartë se nuk jeni vetëm. Miliona njerëz provojnë dorën e tyre në blog por shumë pak arrijnë në të vërtetë të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme nga përpjekjet e tyre.
Megjithatë nëse po filloni një blog vetëm me idenë e përfitimit të parave dhe nuk jeni në të vërtetë të apasionuar për të shkruar atëherë jeni duke humbur kohën tuaj.
Arti i “bloggingut” nuk është thjesht shkencor ose formulues. Pa një pasion të thellë për zanatin tuaj jo do të përballeni me një valë frustrimi dhe mërzitjeje.
Pra çfarë nevojitet për të ndërtuar një blog të suksesshëm? Kjo varet nga ajo çka ju e konsideroni të suksesshme dhe çfarë konsideroni kur dëgjoni shprehjen “të bësh para”?
Nëse si miliona blogerë të tjerë potencialë ju kërkoni ta grumbulloni atë, do të keni një rrugë mjaft të gjatë përpara.
Por nëse jeni të gatshëm të investoni kohë dhe përpjekje, ju mund të qëndroni këmbëngulës dhe gjatë viteve me siguri do të krijoni të ardhura të konsiderueshme në internet.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.