Franca voton ‘pro’ certifikatës Covid deri 31 korrik të vitit tjetër!
Deputetët e Asamblesë Kombëtare Franceze kanë vendosur, në përputhje me dëshirat e qeverisë, të zgjasin dispozitat që lejojnë përdorimin e lejes së gjelbër ose ndryshe Green Pass për të luftuar epideminë Covid-19 deri më 31 korrik 2022.
Kështu Kuvendi iu kthye një vendimi të Senatit, i cili e kishte çuar këtë datë në 28 shkurt.
Teksti u miratua me 147 vota kundër 125 dhe dy abstenime.
Senatorët do të duhet t’i kthehen tekstit edhe një herë sot para fjalës së fundit të Asamblesë Kombëtare me leximin përfundimtar të planifikuar për nesër.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.