FSHZH: Janë realizuar 65 % e punimeve për rikonstruksionin e sheshit të Shirokës!
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se janë realizuar 65% e punimeve për “Rikonstruksionin e sheshit të Shirokës”.
“Aktualisht po vijon shtrimi i gurëve në shesh, ku janë shtruar rreth 7500 m2 sipërfaqe. Paralelisht në këtë pjesë të sheshit po vendosen dhe bllokuesit e trafikut dhe kunetat prej guri. Gjithashtu ka nisur puna dhe në hapësirën e parkimit dhe me gjelbërimin e ulët.
Kjo ndërhyrje po zhvillohet në kuadër të Projektit të Investimeve Prioritare me Impakt të Lartë në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, financuar nga Qeveria Shqiptare dhe parashikohet të përfundojë në Shkurt të vitit të ardhshëm” njofton Fondi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.