“Fuqizohet” Policia e Shtetit – Qeveria gjermane dhuron automjete e pajisje me vlerë 200 mijë euro
Qeveria gjermane i ka dhuruar Policisë së Shtetit automjete dhe pajisje të sofistikuara me vlerë rreth 200 mijë euro në kuadër të kapaciteteve për luftën kundër paligjshmëri dhe krimit të organizuar.
Protokolli i dhurimi është nënshkruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz në prani edhe të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Mjetet do të përdoren kryesisht nga Policia Kriminale si dhe Task Forca Speciale e krijuar për të luftuar grupet kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.