Gara për Kryeprokuror – Pranë KLP paraqitet kandidatura e parë nga Olsian Çelaj i Krimeve të Rënda

Procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ka hyrë tani në fazën e paraqitjes së kandidaturave. Burime bëjnë me dije se pranë Këshillit të lartë të Drejtësisë është regjistruar edhe emri i parë që ka vendosur të përfshihet në këtë garë. Bëhet fjalë për Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsian Çelaj.
Emri i tij u bë veçanërisht i njohur në çastin kur Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku e transferoi në Pogradec vitin e shkuar për shkak të debateve mbi çështjen Shullazi. Por në janar të Këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi rrëzimin e urdhrit të Markut dhe Kthimin e Çelës te Krimet e Rënda.
Vetë Arta Marku është një prej emrave që me shumë gjasa do të garojë për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që në qarqet juridike është folur edhe për një kandidaturë të tretë që do vijë nga Adnan Xholi, ish kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.