“Pakti për Universitetin” drejt realizimit – Rama: Plotësohet një tjetër pikë, karta e studentit me 40 shërbime

Qeveria do të vijoj të jetë e angazhuar për plotësimin e të gjitha pikave të paktit për universitetin . Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve mbi cilësinë e mësimdhënies , ka garantuar të rinjtë për plotësimin e kërkesave të tyre duke u ndalur tek njëra prej tyre, karta e studentit, e cila pritet të përmbushet brenda këtij muaji dhe do të ofrojë 40 shërbime.
Por ajo çfarë është më e rëndësishme në këtë angazhim është zgjerimi i mundësive për studentët nëpërmjet përfshirjes së sipërmarrjes private.
Ajo çka kryeministri nënvizoi në këtë takim ishte fillimi i funksionimit të ligjit për arsimin e lartë dhe ndërveprimi me studentët që sipas Ramës ka çuar në adresimin e problematikave dhe zgjidhjen e tyre.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.