Gërxhani në “Argument”: Situata në vend, turistët e huaj kanë nisur anulimet! Emigracioni? Bizneset të dëshpëruara për punonjës
Situata e tensionuar në vend ka nisur të prodhojë efektet e para në turizëm. Tashmë janë konfirmuar anulimet e para në kategorinë e atyre që cilësohen si turistë kulturorë ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë anulime apo rënie të rezervimeve nga ata që cilësohen si turistë plazhi.
Kjo u konfirmua nga Kliton Gërxhani, ekspert i politikave të turizmit në emisionin “Argument” të gazetarit Enio Civici në SCAN, ku u diskutua për të bërit biznes në kohëra të vështira!
“Vit më i vështirë 2019. Sa herë ka zgjedhje ne kemi merak.Ka pasur anulime që në janar. Turizmi ka disa shtresa që lëvizin.
Në pranverë janë turistët e kulturës pastaj nga vera turistët e plazhit dhe më pas në vjeshtë rikthehen turistët e kulturës.
Këta të plazhit shumica vendosin më herët, ata që kanë blerë dhoma me garanci, vështirë se do të bëjnë anulime të menjëhershme. Anulimet kanë ardhur kryesisht te ata të kulturës. Po presim cfarë do të ndodhë me ata të plazhit por ka reagim jo të mire” tha Gërxhani.
Më tej, duke diskutuar për rezultatet e sondazhit të publikuara nga ambasada gjermane lidhur me ndikimin e emigracionit te bizneset, Gërxhani tha se sektori i turizmit është prekur shumë nga ikja e fuqisë punëtore.
“Nuk po preken vetëm infermierët. E kemi të vështirë të gjejmë dikë që flet gjermanisht që ta punësojmë. Po ju jap një shembull. Në një portal punësimi më është dashur 3 javë apo një muaj për dikë që flet gjermanisht. Pa kaluar 1 minutë nga postimi i njoftimit, ai njoftim të shkon në faqen 10 sepse ka shumë intensitet aplikimesh nga biznese që nxjerrin njoftime punësimi. Ka shumë biznese turistike që janë të dëshpëruara për të marrë në punë. Dikur nuk do të pranonin cdokënd në zyrë” tha Gërxhani.
SCAN
Të bësh biznes në kohëra të vështira!Të ftuar: Stefan Pinguli, sipërmarrës, Birra StelaRezart Prifti, pedagogKliton Gerxhani, ekspert i politikave të turizmit
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Monday, April 15, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.