Gjermania së shpejti do të ofrojë transport publik falas – Synon uljen e nivelit të ndotjes
Gjermania shumë shpejt mund të ofrojë transportin publik tërësisht falas, me qëllim uljen e numrit të automjeteve në rrugë. E gjitha kjo, pasi Berlini po përpiqet të përmbushë objektivat e BE për ndotjen e ajrit dhe shmangien e gjobave të mëdha.
“Ne jemi duke e konsideruar transportin publik pa pagesë për të zvogëluar numrin e makinave private,” shkroi ministri i mjedisit Barbara Hendricks, ministri i financave Peter Altmaier dhe ministri i bujqësisë Christian Schmidt në një letër për Komisionerin e Mjedisit të BE Karmenu Vella.
Ministrat shkruanin më tej se luftimi i ndotjes së ajrit është prioriteti më i lartë për Gjermaninë.
Krahas transportit të lirë, politikanët premtuan ligje të reja deri në fund të vitit për të kufizuar emetimet nga autobusët dhe operatorët e tjerë të flotës, rregulloret e azhurnuara të trafikut dhe zonat e ulëta të emetimit, ndalimet e taksave të mëtejshme për automjetet më pak ndotëse dhe rimodifikimet teknike për motorët ekzistues.
Fillimisht kjo ide e transportit falas do të testohet në qytetet e Bonit, Essenit, Herrenberg, Reutlingen dhe Mannheim.
Nga ana tjetër shefi i Shoqatës së Qyteteve Gjermane, Helmut Dedy, paralajmëroi se “ne presim një deklaratë të qartë rreth asaj se si do të financohet (transport i lirë) nga qeveria federale”.
“Kjo nuk mund të zbatohet me ngut. Ti ofrosh njerëzve transport publik falas do të thotë të blesh autobus dhe tramvajë të rinj që përshtaten me oraret dhe infrastrukturën”.
Ndotja “kërcënuese për jetën” ndikon më shumë se 130 qytete në Europë, sipas Komisionit Europian, duke shkaktuar rreth 400,000 vdekje dhe kushton rreth 20 miliardë euro në shpenzimet shëndetësore në vit.
Vendet që nuk i përmbahen kufijve të BE mund të përballen me një veprim ligjor në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjykatës më të lartë të BE, e cila mund të vendosë gjoba në shtetet anëtare.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.