Gripi sezonal, Simaku: Regjistrohen rreth 11 mijë raste në javë në të gjithë vendin
Mbi 11 mijë persona në një javë në të gjithë Shqipërinë marrin mjekim për infeksion respirator. Sipas ekspertit të Shëndetit Publik Artan Simaku ende nuk mund të flitet për epidemi gripale, ndërsa në vendin tonë kanë nisur qarkullimin dy tipet e viruseve ai i tipit A dhe B. Këto viruese janë të njohura për vendin ndërkohë që fluksi është i ngjashëm me atë të dimrit të vitit 2015.
“Duhet thënë që situate është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën. Është evidentuar qarkullimi i dy viruseve të gripit në Shqipëri, virusit B dhe A. Këto viruse qarkullojnë edhe në vendet e rajonit dhe në kontinentin europian. Ajo që duhet të dijë popullata, është se këto viruse përmbahen në vaksinën aktuale. Jemi shumë larg të pragut epidemik. Me infeksione respiratore të cilat indikatori i qarkullimit të gripit në komunitet, numri i tyre është rreth 11 mijë raste në javë”.
Nga një vëzhgim i realizuar nga RTV SCAN rezulton se shumë pak persona janë prekur nga gripi. Madje sipas perceptimit të të intervistuarve këtë vit për ta nuk ka patut grip në qarkullim. Ndërkohë që edhe vaksina sipas tyre ka luajtur një rol në rezistencën që ka patur organizmi i tyre ndaj viruseve.
Nëse ju referohemi edhe vendeve të rajonit ato kanë të njëjtin trend të përhapjes së gripit. Ndërkohë që në Amerikë këtë vit numri it ë prekurve nga gripi është në rritje.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.