Hapet segmenti Qafë Kashar-Vorë/Fillon faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas, ja ku do të devijohet kalimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit njoftuan se segmenti Qafë Kashar-Vorë do të jetë i hapur për automjetet pasi ndërhyrja ka përfunduar.
Ndërkohë do të vazhdojë faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë – Maminas në drejtimin Tiranë – Durrës.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
VORË – MAMINAS
Devijimi i trafikut ne drejtimin Tiranë – Durrës fillon ne orën 06:00 datë 12.06.2018
Lëvizja e automjeteve ne drejtimin Tiranë – Durrës do te devijohet te karburant Kastrati ne Vorë ne rrugën dytësore Vorë – Marikaj – Maminas (te nënkalimi i dytë i Vorës)
Automjetet mund te përdorin sërish autostradën nga Maminas në drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit.
Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rënde të cilat lëvizin nga Veriu në drejtim te Jugut, do të devijohen në Fushë-Krujë në drejtim te Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tiranë – Unaza e re – Kombinat – Ndroq – Durrës ose Tiranë – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhinë.
Drejtimi nga Durrësi për në Tirane është i hapur për lëvizjen e automjeteve.
Dalja për automjetet te mbikalimit ne Marikaj për ne rrugën dytësore do te jete i bllokuar.
Dalja te mbikalimi i Vorës ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur për mjetet e renda qe lëvizin ne drejtimin nga Durrësi drejt veriut. Këto mjete do te shfrytëzojnë mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzës dhe ne vijim.
Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.