Google nënshkruan marrëveshje me Carrefour për t’i shitur ushqimet online në Francë
Google ka nënshkruar një marrëveshje me Carrefour për të shitur sende ushqimore online në Francë. Kjo marrëveshje është e para në llojin e saj që tregton ushqime të freskëta nëpërmjet platformave të gjigandit të internetit.
Deri në fillim të vitit 2019, blerësit francezë do të jenë në gjendje të blejnë produktet e Carrefour nëpërmjet platformave të Google me anë të teknologjisë apo asistentëve virtualë. Por, Carrefour nuk ka komentuar mbi strukturën financiare të marrëveshjes. Konkurrenca në zinxhirin francez të supermarketeve ka pasur një rritje të ofertave të tyre digjitale.
Kazinoja Guichard Perrachon në mars njoftoi një marrëveshje për të shitur prodhimet nga dyqanet e saj Monoprix ndërmjet shërbimit Prime të Amazon. com në zonën e Parisit, kjo pas arritjes së marrëveshjes së vitit të kaluar midis ofrimit të teknologjisë së kazinosë dhe e –tregtisë së dyqaneve Ocado Group Plc.
Që prej marrjes së detyrës së shefit të Carrefour gjatë verës së kaluar, Alexandre Bompard i cili ka premtuar për t’u bërë lider në tregtinë elektronike ushqimore si dhe për të zvogëluar varësinë e kompanisë nga dyqanet periferike në Francë.
“Kjo marrëveshje është një masë transformuese për Carrefour që të bëhet lider në tregtinë elektronike ushqimore, e cila është shtylla e parë e planit të kthimeve, që u njoftua në Janar”, tha në një intervistë telefonike Marie Cheval, kreu i kompanisë për transformimin digjital. “Kjo është hera e parë që sendet ushqimore do të shiten përmes lidhjeve të Google në Francë – dhe hera e parë që do të shiten ushqime të freskëta në botë”.
Carrefour gjithashtu do të miratojë mjetet Google, siç mund të jenë Gmail për më shumë se 160.000 nga stafi i saj, tha një nga shitësit. Kompania e teknologjisë do të ofrojë trajnime digjitale për më shumë se 1000 punonjës gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të ndihmuar në përgatitjen e kthimeve.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.