Hendeku i yield-it Gjermani-SHBA – Arrin nivelin më të lartë në 3 dekada, prej divergjencës së inflacionit
Diferenca mes interesave të borxhit gjerman dhe atij amerikan arriti në nivelin më të lartë në 3 dekada gjatë tregtisë së fundit të javës, prej divergjencës së nivelit të çmimeve në të dy vendet.
Hendeku i interesave, apo spread-i mes titujve afat-shkurtër dhe afat-gjatë të Thesarit me ato gjermanë, arriti nivelin më të lartë që prej vitit 1989, në 307 dhe 231 pikë bazë, për të dy kategoritë në mënyrë respektive.
Sipas analistëve, kjo divergjencë mund të thellohet mëtej. Dollari ndërkohë, pritet të tregojë javën e tretë radhazi të rritjes kundër shportës kryesore të valutave dhe ka shtuar 3.6% kundër euros në 2 javët e fundit.
Inflacioni në Eurozonë ka qëndruar i ulët pavarësisht programit të blerjes së obligacioneve prej 2.55 trilionë euro nga Banka Qendrore Europiane. Niveli i çmimeve në bllok ra në 1.2% në muajin Prill.
Nga ana tjetër, çmimet e konsumit në SHBA, u rritën ne muajin Mars drejt objektivit të Rezervës Federale prej 2%. Kjo nënkupton se Rezerva Federale mund të vazhdojë ciklin tkurrës monetarë, ndërkohë që perspektiva për rritjen e normave të interesit në Europë, është zbehur.
Yieldi i titujve të Eurozonës ra këtë javë, pas publikimit të të dhënave mbi inflacionit. Yieldi i titujve 10-vjeçar në Gjermani ka rënë për 2 javë radhazi dhe qëndron në 0.53%.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.