Hipoteka për 10 mijë qytetarë – Pjetri: Brenda Korrikut regjistrojmë lejet e legalizimit
Qytetarët që kanë banesat në proces legalizimi do të marrin certifikatën e pronësisë brenda muajit Korrik. Në total janë rreth janë rreth 10 mijë leje legalizimi të paregjistruara në Tiranë, që do të trajtohen nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri ka bërë me dije se gjatë 2019 do të shtohen shërbimet e ofruara brenda 24 orëve si dhe do të nisë procesi për dixhitalizmin e arkivave.
Krye regjistruesi Pjetri ka bërë një analizë të punës së ZVRPP-së Tiranë, gjatë vitit 2018, ku theksoi se janë ofruar 300 mijë shërbime për qytetarët, ku 93 për qind kanë qenë brenda afateve ligjore, nga 50 për qind gjatë vitit 2017. Gjatë vitit 2018, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë regjistruar 14 mijë leje legalizimi.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.