Huawei prezanton çipin e parë 5G për pajisjet mobile

Huawei ka prezantuar të dielën çipin e tij të parë 5G në Kongresin Botëror të Celularëve (Mobil) që po mbahet në Barcelonë, i cili do ti lejojë pajisjet mobile të kompanisë për të hyrë në rrjetet 5G
Kompania Huawei pretendon se çipin i tij Balong 5G01 është i pari që mbështet standardin e ri 3GPP për rrjetet 5G dhe se duhet të jetë në gjendje të shkarkojë të dhëna në 2.3Gbps.
CEO i Huawei Richard Yu ka deklaruar në kongres se kompania e tij ka investuar 600 milionë dollarë në teknologjinë e rrjetit 5G, e cila me shumë mundësi do të përdoret nga gjithçka, nga makinat autonome, celularët, e deri në shtëpitë e inteligjente.
Huawei gjithashtu prodhon pajisje të rrjetit dhe thotë se do të jetë kompania e parë që do të ofrojë “një zgjidhje përfundimtare përmes rrjetit 5G.
Publikimi i këtij 135ipi të ri duket se do të sfidojë prodhuesit e tjerë si Qualcomm dhe Intel. Qualcomm njoftoi çipin e tij të shpejtë Snapdragon X24 në fillim të këtij muaji, i cili do të ndihmojë në përgatitjen e konsumatorëve për 5G.
Një vit më parë, Intel njoftoi modemin e vet 5G për pajisjet e lidhura si makina dhe drone, dhe javën e kaluar njoftoi se ka bashkëpunuar me Microsoft, Dell, HP dhe Lenovo për të instaluar modemet 5G në laptopët e tyre deri në fund të vitit 2019.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.