Ikën Belinda Ikonomi nga Doganat! Pritet të marrë postin e zëvëndësministres së Financave dhe Ekonomisë

Këshilli i Ministrave pritet të zyrtarizojë vendimin për lirimin nga detyra të drejtueses së sistemit doganor shqiptar Belinda Ikonomi. Burime qeveritare bëjnë me dije se Ikonomi do të mbajë detyrën e zëvëndësministres së Financave dhe Ekonomisë.
Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave pritet që të emërohet Arlind Gjokutaj.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.