IKMT vijon aksionin – Bllokon punimet e hotelit 7 katësh në breg të detit
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar ditën e djeshme punimet e një hoteli 7 katësh në Durrës. Ndërtimi i objektit ishte në kundërshtim me ligjin për ndërtimin në zona me rëndësi kombëtare dhe në bregdet.
Ndaj, edhe IKMT, në vendimin e sa ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Durrësit, për bllokimin e punimeve të tij. Sipas IKMT-së, objekti me pronar shtetasin N.D, po ndërtohej ndërmjet rrugës kombëtare pranë “Urës së Dajlanit” dhe bregut të detit.
Ndërkohë, IKMT shpreh vendosmërinë për zbatimin e ligjit dhe detyrimet në mbrojtje të territorit shqiptar në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.