Industria britanike e peshkut “në apokalips” – Çmimet bien me 80% pas Brexit
Politikat e post-Brexit po bëjnë që disa eksporte të MB në BE të dëmtohen, organet e industrisë kanë paralajmëruar, ndërsa rregullat e reja që hynë në fuqi në Vitin e Ri kanë filluar të kafshojnë fitimet.
Një eksportues peshku tha të hënën se çmimet ishin “duke u shembur” në portin skocez të Peterhead, mes raporteve që çmimet e prodhimeve të detit ranë me deri në 80% për shkak të “bllokimeve të eksportit”.
Eksportet skoceze të peshkut – veçanërisht të varura nga dërgesat në kontinent – duket se janë ndër më të goditurat nga kërkesat e reja për dokumente.
Organi i industrisë Scotland Food & Drink, duke cituar informacion nga industria e prodhimeve të detit, raportoi të martën se një e treta e flotës së peshkimit ishte “e lidhur në port”, duke shtuar se disa anije po ankoroheshin në Danimarkë në vend të Skocisë për të shmangur “burokracinë e Brexit”.
Ndërkohë, ka pasur gjithashtu raporte të problemeve të furnizimit me ushqim në Irlandën e Veriut dhe Republikën Irlandeze për shkak të rregullave të reja të tregtisë.
Marrëveshja tregtare BE-MB pas Brexit e arritur në prag të Krishtlindjeve siguroi qasje të ndërsjellë në tregjet pa tarifa dhe kuota. Por largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga strukturat tregtare të BE-së ka sjellë një bollëk pengesash të tjera, që përfshijnë sisteme të reja IT, deklarata doganore dhe kontrolle rregullatore.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.