Inspektim i punimeve në Lezhë, Rama: “Shkollat e dëmtuara do të jenë gati në 26 nëntor”
Kryeministri ka vijuar inspektimet për të ndjekur rindërtimin e objekteve që u dëmtuan si pasojë e tërmetit. Rama u ndal në shkollën e mesme Llesh Nik Daka në Shën Gjin, ku ritheksoi se shkollat do të jenë gati në 26 nëntor.
“Në 26 nëntor do hapni derën për shkollat, afati në fund të dhjetorit nuk është i pranueshëm. Duhet të arrihet data 26 nëntor, punoni me 4 turne nëse dëshironi, metodat duhet t’i gjeni vetë, por kjo punë duhet të mbarojë në këtë afat. Fiksojeni mirë këtë datë.” – është shprehur kryeministri.
Në total numri i shkollave të rindërtuara pritet të jetë 143.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.