Investimet e emigrantëve – Veliaj: Krijojmë lehtësi për të ngritur biznes në Tiranë

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut do të kenë lehtësi dhe bashkëpunimin nga ana e Bashkisë së Tiranës nëse do të duan të investojnë kursimet e tyre. Garancia është dhënë nga kryebashkiaku, Erion Veliaj i cili mori pjesë në ekspozitën e hapur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut do të kenë lehtësi dhe bashkëpunimin nga ana e Bashkisë së Tiranës në rast se do të duan të investojnë kursimet e tyre. Garancia është dhënë nga kryebashkiaku, Erion Veliaj i cili mori pjesë në ekspozitën e hapur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit.
“Nëse keni ndër mend dikë që do të investojë në Tiranë, jam i gatshëm të komunikoja me ju. Kjo është e vetmja mënyrë se si përtej fjalimeve mund të bëjmë diçka konkrete. Ne tashmë kemi disa përfaqësues të diasporës që kanë kërkuar të hapin hotele në Tiranë, është një kërkesë e tregut sidomos në këto ditët e festave, hotelet në Tiranë janë të stërmbushura. Duam ta kthejmë Tiranën shumë fort në qendër të panaireve, të konferencave dhe seminareve në të gjithë rajonin, pra jo vetëm me klientelën që kemi këtu dhe besoj që investime të tilla janë të mirëpritura”.
Veliaj u ndal edhe te rëndësia që qeveria i ka dhënë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ku ka veçuar emërimin e një ministri për diasporën, si dhe promovimin e diplomacisë ekonomike.
“Sot jemi në një situatë ku po ndjekim në mënyrë agresive çështjen e diplomacisë ekonomike. Sot, akti më i madh patriotik që mund të bësh për vendin është të investosh dhe të sigurohesh që këtu vazhdon të rritet ekonomia, që këtu kemi investime të huaja. Ajo që më pëlqen që pas Samitit të Diasporës, një pjesë e madhe e anëtarëve dhe aktivistëve të diasporës janë kthyer jo vetëm në agjentë të marketingut, por edhe në agjentë thithjesh investimesh të huaja, disa herë edhe më të aftë se shërbimi diplomatik, duke qenë se vetë janë marrë me biznes”.
Veliaj vlerësoi si mjaft të rëndësishme dhënien e të drejtës për të votuar në vendin ku emigrantët shqiptarë jetojnë dhe punojnë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.