Investimet në shkolla – Rikonstruktohet 9-vjeçarja “Betim Muço” në Kombinat

Bashkia e Tiranës po investon në rikonstruksionin e godinave ekzistuese shkollore, ndërsa po ecën para edhe me projektin e ndërtimit të 20 shkollave të reja, të cilat do të zgjidhin përfundimisht mësimin me dy turne në kryeqytet.
Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat, e cila do të jetë gati në Shtator për të pritur 1200 nxënës, të cilët do të studiojnë me kushte moderne.
Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Kombinati do të kthehet në një nga poliqendrat e kryeqytetit, duke bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë puna edhe për transformimin e tregut të kësaj zone sikurse Pazari i Ri.
Shkolla 9-vjeçare ‘Betim Muço’ do të ketë 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 nxënësve. Shkolla do të ketë gjithashtu një palestër, por edhe 3 terrene sportive të jashtme, të cilat përveç shkollës do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.