iPhone 8 pritet të kushtojë gati 1 mijë dollarë

Iphone 8 pritet të dali së shpejti në treg me një çmim prej gati 1 mijë dollarë. Shifra bëhet e ditur në faqen e biznesit “Fast Company”.
Një prej arsyeve kryesore të rritjes së çmimit mendohet të jetë përfshirja e ekranit OLED me definicion të lartë si dhe përmirësimi i baterisë.
IPhone 8 do të ketë një format tërësisht të ndryshuar që nga butoni kryesor e deri tek dizajni. Telefoni i ardhshëm i kompanisë pritet të vijë në tri versione të madhësive.
Apple këtë vit feston 10-vjetorin e hedhjes në treg të telefonit të parë iPhone.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.