Italia jep dritën jeshile për tifozët në ndeshjet e Euro 2020 në Romë – Pritet OK edhe i Anglisë dhe Gjermanisë
Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshile për tifozët për të marrë pjesë në ndeshjet e Euro 2020 të planifikuara në Stadio Olimpico të Romës, duke përfshirë ngritjen e perdes së eventit, tha federata e futbollit e vendit të martën.
Roma është vendosur të presë ndeshjen e parë për eventin e vonuar tw vendeve europiane, midis Turqisë dhe Italisë në Grupin A të Premten 11 Qershor. Kryeqyteti italian u zgjodh gjithashtu për të pritur ndeshjet e tjera të grupeve të Italisë kundër Zvicrës dhe Uellsit, si dhe një çerek finale.
“Gatishmëria e qeverisë italiane është një lajm i shkëlqyeshëm që është i mirë për të gjithë vendin, jo vetëm për futbollin,” tha në një deklaratë presidenti i federatës (FIGC) Gabriele Gravina. Gravina shtoi se ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza i kishte kërkuar komitetit teknik dhe shkencor i cili këshillon qeverinë “të gjejë mënyrën më të mirë për të mundësuar praninë e tifozëve” për ndeshjet.
Kampionati Europian do të zgjasë deri më 11 korrik dhe aktualisht është programuar të shfaqë ndeshje të luajtura në 11 qytete të tjera – Londër, Mynih, Baku, Shën Petersburg, Budapest, Bukuresht, Amsterdam, Bilbao, Glasgow, Dublin dhe Kopenhagë.
Organi qeverisës i futbollit Europian u ka dhënë të 12 qyteteve pritëse deri të Mërkurën për të paraqitur planet e tyre shëndetësore për të lejuar të paktën një numër të vogël tifozësh në stadiume. Qytetet që nuk garantojnë tifozët për ndeshjet e Kampionatit Europian rrezikojnë që lojërat e tyre të zhvendosen në vende të tjera.
Në mars, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e bëri të qartë se nuk dëshironte asnjë ndeshje të luajtur “para tribunave të zbrazëta” në Euro. Trajneri i Italisë Roberto Mancini tha kohët e fundit se do të ishte një “zhgënjim i madh” për skuadrën e tij Azzurri të mos luante ndeshje në Romë.
Të Shtunën drejtori kombëtar klinik i Skocisë tha se ai ishte i bindur se Hampden Park në Glasgow do të jetë në gjendje të strehojë tifozë për katër ndeshje, ndërsa FA gjermane po bën presion që tifozët të lejohen të ndjekin ndeshjet në Allianz Arena të Mynihut. (AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.