Italia ndryshon procedurën e udhëtimit për shtetasit shqiptar. Ndryshon kohën e izolimit. Detajet
Ministria italiane e Shëndetësisë ka përditësuar kushtet e udhëtimit për shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj.
Kushtet e vendosura përpara hyrjes në territorin italian janë si më poshtë:
- Plotësimi formularit PLF (Passenger Locator Form) online dhe të shkarkuar në telefon ose të printuar në letër.
- PCR ose tampon negativ 72 orët e fundit
- Izolim 5 ditor në adresën e shënuar në formularin PFL dhe një test negativ pas izolimit me tampon, PCR ose test antigenik.
Lëvizjet drejt Italisë duhet të jenë vetëm për arsyet e mëposhtme:
- Pune
- Urgjenca
- Probleme shëndetësore
- Studimi
- Kthim në familje, rezidencë ose tek partneri/ja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.