Ndërtimi i aeroportit të Vlorës – AKZM, Dedej: Nuk dihet nëse Ministria e Mjedisit do të japë miratimin
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nuk ka asnjë informacion në lidhje me kontratën koncesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës”. Pohimi vjen nga kreu i këtij dikasteri, Zamir Dedej, ndonëse vendndodhja e kësaj vepre aeroportuale ndodhet brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.
Megjithatë, sipas Dedejt ende nuk dihet nëse Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Komëbatre e Mjedisit do të pajisin kompaninë koncesionare me Deklarëtn Mjedisore, që do i hapte rrugë punimeve, duke ndjekur shembullin e hidorcentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë, për të cilin nuk u lejua ndërtimi.
Tashmë Këshilli i Ministarve ka miratuar kontratën e partneritetit publik privat për aeroportin e Vlorës, duke avancuar në procedurat për zbatimin e këtij projekti. Sipas legjislacionit në fuqi, kontrata koncesionare do të duhet të miratohet edhe në parlament, përpara se ajo të hyjë në fuqi. Ndërkohë që, sikurse është bërë e ditur kohëzgjatja e koncesionit do të jetë për një periudhë 35-vjeçare, teksa oferta e dorëzuar nga konsorciumi fitues, që dominohet nga komapnia Mabetex Group e biznesmenit nga Kosova Behgjet Pacolli është 104 mln euro.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.