Ja çfarë duhet të bëni nëse valixhja juaj humbet apo dëmtohet nga një linjë ajrore

1.Asnjëherë mos paketoni në valixhen tuaj të check-in gjëra të cilave s’mund t’i thoni lamtumirë përgjithmonë.
Në aeroporte gabime ndodhin dhe në fakt ndonjëherë nuk mund t’i vëmë as faj se pse këto gabime ndodhin prandaj është më mirë që ju të jeni të kujdesshëm në atë çfarë fusni në valixhen tuaj. Dhe pasi të keni ndjekur këtë këshillë kjo nuk do të thotë se linja ajrore nuk duhet t’ju kompensojë gjërat e tjera që u dëmtuan apo humbën. Ju keni të drejtën e dëmshpërblimit dhe duhet ta kërkoni atë.
2.Futni disa rroba shtesë në çantën tuaj të dorës
Përgjithësisht njerëzit nuk e bëjnë këtë, por në fakt nuk është një ide e keqe. Gjithçka mund të ndodhë me valixhen tuaj dhe do të dojë disa orë derisa ju të kuptoni se çfarë ka ndodhur dhe të dëmshpërbleheni për problemin, kështu që disa rroba shtesë në çantën tuaj të dorës nuk do të ishin aspak ide e keqe.
3.Nëse bagazhet tuaja nuk shfaqen në pritjet e bagazhit, kontaktoni menjëherë transportuesin
Sapo të shikoni se valixhet tuaja nuk ndodhen aty ku duhet të jeni, duhet të kontaktoni menjëherë transportuesin, ata menjëherë do t’i japin zgjidhje problemit tuaj.
4.Mos qëndroni në aeroport derisa të gjendet valixhja juaj
Në momentin që valixhja juaj mungon apo është e dëmtuar është detyra e transportuesve ta gjejnë apo zëvendësojnë atë. Për të gjithë këtë proces ju nuk keni përse të qëndroni për orë të tëra në aeroport por mund të lini adresën dhe të dhënat tuaja dhe valixhja juaj do të vijë në derën tuaj.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.