Ismail Kadare vlerësohet me çmimin prestigjioz “Nonino” për 2018
Shkrimtari Ismail Kadare ka fituar çmimin prestigjioz “Nonino” për vitin 2018. Edicioni i 43 i këtij evenimenti mblodhi së bashku personalitete të mëdha të kulturës botërore dhe u promovua nga distileritë e Percoto-s në Udine.
Juria e drejtuar nga nobelisti V.S.Naipaul ka nderuar poetin shqiptar me motivacionin rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.
“Veprat e tij, përfshijnë realitetin dhe legjendat historike, kujtojnë madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane e krijojnë rrëfime të mëdha”, thuhet më tej në vlerësimin e jurisë.
Po ashtu, juria ka vlerësuar edhe filozofin Giorgio Agamben me titullin “Mjeshtër i kohës sonë”, krijuesi i konceptit “Homo Sacer”, qenie njerëzore për të cilin jeta është e shenjtë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.