Katër hidrocentrale e dy resorte në Jal – Çfarë pritet të miratojë Këshilli Kombëtar i Territorit
Ndërtimi i katër hidrocentraleve e dy resorteve, janë pjesë e axhendës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit në mbledhjen e fundit këtë të premte, më 27 Prill. Rendi i ditës përmban 17 pika për miratim, mes të cilave janë edhe tri plane vendore të bashkisë së Klosit, Kavajës dhe Vaut të Dejës.
Gjithashtu në axhendë përfshihet edhe ndërtimi shtesë në spitalin e Pediatrisë Durrës dhe rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit për resort turistik në Gjirin e Lalzit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.